Genta thyhet e tëra në videon ku shfaq elasticitetin

Genta Ismajli ka publikuar një video ku shihet duke e lakuar trupin e duke u bërë dysh.

Ajo njihet për vallëzimet e lëvizjet e saj në skenë dhe Genta e ka dëshmuar edhe njëherë se është edhe një akrobate e zonja.

Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke i lakuar e tëra derisa mban një shishe në dorë, ku duket se po xhiron ndonjë reklamë, shkruan Gazeta Express.

Genta në përshkrim shkruan: “Pak zgjatje muskujve”, teksa paralajmëron diçka të re që do të vijë shumë shpejt.

Ajo dihet se tash e sa kohë po bahskëpunon me artistë të njohur turq e ndoshta ndonjë prej këtyre këngëve do të publikohet me videoklip shumë shpejt.

View this post on Instagram

Pak zgjatje te muskujve ?#loveyouall#comingsoon

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on