Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme ka shpërndarë dhurata për fëmijët që janë strehuar nëpër hotele, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Cakaj ka thënë se procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara tashmë ka filluar dhe shumë shpejtë këto familje do të jenë me strehë të reja e më të sigurta.
”Durrës, Hotel Dolce Vita: pranë familjeve që kanë mbetur pa strehë mbi kokë nga termeti i 26 nëntorit për të ndarë atmosferën e festave të fundvitit . Mirënjohje e pafundme
edhe për vullnetarët që sot na ndihmuan të shpërndajmë dhurata e dhurojmë dashuri për fëmijët që janë strehuar nëpër hotele . Procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara tashmë ka filluar dhe shumëshpejtë këto familje do të jenë me strehë të reja e më të sigurta “, ka shkruajtur ai.








