Gencit ia heqin postimin nga Facebook-u pas shumë raportimeve, ky është mesazhi i tij

Këngëtari i njohur i cili merret edhe me histori, Genc Prelvukaj, disa orë më parë sot publikoi një postim në Facebook ku fliste për problemet e botës arabe dhe vrasjet ndër vite që kanë ndodhur atje.

Ai këtë postim e bëri si ndërlidhje me konfliktin e ri ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve rreth Jerusalemit, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, siç njofton tash ai, ky postim u pezullua nga Facebook-u pasi që u raportua nga shumë profile të këtij rrjeti social.

“Një status i imi në këtë faqe, të cilin e kisha postuar 3-4 orë më herët u raportua. Momentalisht është në pezullim. Përmbajtja ishte që duhet të na interesojnë çështjet tona dhe jo të konflikteve në Lindjen e Mesme. Pa ofenduar askënd dhe fyer asnjeri. Dëgjoni radikalë të pashkollë e antishqiptarë. Tendenca juaj për të shurdhuar fjalën e secilit që mendon normalisht, shpërfaq prirjën tuaj për dhunë e mizori.

Keni mungese dije, niveli dhe intelekti, ndryshe shumë thjeshtë do të kishit diskutuar e dëmantuar përmes argumenteve”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/