Geci nga kufiri Poloni-Ukrainë: Populli ukrainas po e mbron Evropën njejtë sikur dikur Skenderbeu në luftën me perandorinë Osmane

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, së fundmi ka postuar një video përmes të cilës ka “raportuar” gjendjen në kufirin MEDYKA të Polonis në kufi me Ukrainën.

Geci përmes videos të publikuar në rrjetin e tij në Facebook, ka paraqitur një kërkesë ndaj Republikës së Kosovës, duke e pasur parasyshë mbështetjen ndaj Ukrainës, sipas tij duhet bërë ndryshimin e ligjit, pasi që askush nuk mund të hyjë në Ukrainë.

Ndër të tjera ish-deputeti theksoi se populli i Ukrainës, është duke e mbrojtur Evropën njejtë sikur Skenderbeu, ka mbrojtur Evopën në kohën e luftës me perandorinë Osmane.

Video e plotë: