Gecaj: Vjosa Osmani ka obligim të siguroi mbrojtjen e Kuvendin nga sulmet jodemokratike e brigadeske

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj ka kërkuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që t’i mbrojë deputetët nga sulmet sic ka thënë ai jodemokratike.

Këto komente, Gecaj i ka bërë në një shkrim në Facebook.

Ai thotë se Osmani e ka për obligim që të mbrojë Kuvendin nga sic ka thënë ai sulmet jodemokratike dhe brigadeske.

“Kryeparlamentarja ka obligim të siguroi mbrojtjen e Kuvendin nga sulmet jodemokratike e brigadeske të radhës”, ka thënë ai.

Ky reagim vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta ndalojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seanca.