Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e manipulon Vjosa Osmanin kundër shtëpisë së saj, LDK-së.
Teksa bën një pyetje nëse LVV po i shkel të drejtat e grave duke manipuluar Osmanin.
Postimi i tij i plotë:
A i ka shkelë LDK të drejtat e grave kur kishte “manipuluar” Vjosën kundër Albinit? A po i shkel LVV të njejtat tani kur po e manipulun atë në ekstrem kundër “shtëpisë së vet”! Gjynah bre – ja kanë gjetë hallin një gruaje!
Ky reagim i zyrtarit të LDK’së vjen pas intervistës së Vjosa Osmanit në Rubikon të Klan Kosovës ku kishte thënë se ishte ndikuar nga partia për qëndrimin që kishte pasur për Albin Kurtin dhe ku kishte mohuar se e kishte quajtur Hugo Chavez gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.







