Gecaj i LDK’së ngacmon Konjufcën, i thotë se VV po shkon drejt koalicionit me PDK-në

Gecaj i LDK’së ngacmon Konjufcën, i thotë se VV po shkon drejt koalicionit me PDK-në

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj ka thumbuar Glauk Konjufcën e VV’së për deklaratën e tij se vijat e kuqe për PDK’në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.

Gecaj ka shkruar se me këto deklarata VV’ja po shkon drejt koalicionit me PDK’në.

“Glauk Konjufca tha se “përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mos-favorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e “parimeve” VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai.