Gazmend Sejdiu nesër niset për shërim në Turqi, të afërmit falënderojnë të gjithë ata që kontribuan për t’ia mundësuar trajtimin mjekësor

Gazmend Sejdiu, 36 vjeçari nga Vushtrria që vuan nga sëmundja e tumorit, Gazmend Sejdiu, nesër do të niset drejt Turqisë për trajtim.

Kështu kanë bërë të ditur të afërm të Sejdiut, të cilët kanë deklaruar se me një shumë parash përveç qytetarëve ka ndihmuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Javë më parë, në Vushtrri është organizuar edhe një aksion ku kanë kontribuar familjarë, mië, të afërm e qytetarë nga kjo komunë dhe mbarë Kosova.

“Elhamdulila Zotit neser Gazmend Sejdiu niset per Turki per operim Faliminderit kush ka kontribuar per te dhe Ministria e Shëndëtsis Shkelzen Sejdiu” ka shkruar një i afërm i Sejdiut