Mediat në Serbi vazhdojnë të merren intensivisht me Kosovën dhe raportin tonë me serbët dhe Serbinë.

Temat kryesore të gazetave serbe për numrin e së dielës kanë të bëjnë ekskluzivisht me Kosovën, ndërsa aty këtu ka edhe tema që merrem me boshnjakët dhe malazezët.

“Novosti” shkruan për idenë e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që të krijohet një pakt i përbashkët ndërmjet Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kundër Serbisë, raporton Ballkani.info.

“Koalicioni ballkanik bëhet gati për sulm ndaj vendit tonë” është titulli i kësaj gazete.

Titull të ngjashëm, por dukshëm më të dhunshëm dhe ofendues për shqiptarët kanë gazetat nacionaliste “Alo” dhe “Informer”.

Ato shqiptarëve të Kosovës ju referohem me emërtimin e Millosheviqit ‘shiptari’, ndërsa shkruajnë se “shqiptarët kanë nisur realizimin e planit përbindësh”.

“Pakt për shkatërrimin e Serbisë”, është titulli kryesor i gazetës “Alo”.

“Goditje ndaj Serbisë”, shkruan “Informer”, ndërsa në fotografi janë Naser Oriq, kryekomandanti boshnjak i luftës i liruar dje nga akuzat për vrasjen e serbëve, pastaj Millo Gjukanoviq, presidenti malazez dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/