Nesër në Serbi do të jetë ditë zie. Çuditrisht, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka shpallur të mërkurën ditë zie në kujtim të terroristëve serbë që u vranë të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Në vazhdën e glorifikimit të terroristëve, gazetat pro Vuçiqit në ballinat e numrave të nesërm janë të mbushura më mllef, gënjeshtra dhe urrejtje si në kohën e Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, shkruan Ballkani.info.
Të mbushura plot gënjeshtra, urrejtje kundër Kosovës, shqiptarëve, policisë, “xhelatit Kurti” që sipas tyre po terrorizon veriun, po i ndjek e po i pushkaton serbët.
Sulmin terrorist po e quajnë tragjedi e terroristët po i shpallin heronj, kurse situatën po e përshkruajnë si “golgotë serbe”. Çmenduri e histeri bashkë. /Ballkani.info/













