Gazetarja serbe tregon se si mediat e afërta me Vuçiqin raportuan rrejshëm rreth gjendjes në veri të Kosovës

Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar rrejshëm rreth gjendjes ndodhur, ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviq me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiqit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.

“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’”, shkruan Rankoviq.

“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiqit dhe Radojçiqit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiq do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiqit?”, pyet Rankoviq.