Gazetarja Osmanaj i reagon ministres Haxhiu pas kërcënimit me padi

Gazetarja e RTK-së, Shqiponja Osmanaj i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi që kjo e fundit ka cilësuar ‘fake news’ artikullin e botuar sot në RTK me titull “MINISTRJA HAXHIU SHPERBLEN PROKUROREN…” dhe ka paralajmëruar padi ndaj gazetares Osmanaj dhe RTK-së.

Osmanaj në reagimin e saj I ka dhënë disa këshilla ministres Haxhiu se si duhet të sillet me media.

Postimi i saj i plotë:

Sqarim pas reagimit të ministres së Drejtësisë

E nderuar ministre znj.Haxhiu,

Si gazetare shumëvjeçare në mediat transmetuese jam munduar që profesionin tim ta kryej me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm. Pa e zgjatur shumë, ne si gazetarë i kemi burimet tona të cilat nganjëherë edhe nuk janë të gatshëm të dalin publikisht të denoncojnë shkelje e parregullësi në institucione për shkak të frikës se mund të ndëshkohen. Edhe në këtë rast në artikullin që e kam publikuar burimi i informatës nuk ka qenë i gatshëm të dal publikisht të denoncojë por ma ka dhanë informacionin në konfidencë. Dhe sigurisht ju e dini që kur gazetarët e marrin informacionin e kanë për detyrë edhe ta publikojnë nëse ai informacion ka të bëjë për të mirën e përgjithshme. Ju e keni hapësirën për ta dhënë qëndrimin tuaj për çështjen që kam ngritur dhe ju ftoj ta bëni një gjë të tillë në mënyrë që ta sqaroni situatën nëse ka çka të sqarohet më shumë. Por ju jap një këshillë si gazetare që mos u lëshoni menjëherë në sulme ndaj medias dhe gazetareve edhe nëse ka munguar eventualisht ndonjë informacion, sepse në fund të fundit ju jeni Ministre dhe keni pêrgjegjësi dhe sigurisht që për çdo veprim tuajin do të prodhoni një lajm për mediat. Edhe njëherë ju ftoj që ta sqaroni situatën e publikuar në artikullin tim dhe ne do ta publikojmë e transmetojmë.

Ta rikujtoj se ky lajm nuk është publikuar vetëm në webin e RTK-së por edhe në mediat e tjera serioze si; Insajderi, Gazeta Newborn, në Express, etj.

https://bit.ly/32ExfzP

http://www.gazetanewborn.co/skandal-albulena-haxhiu-emron-anetare-te-komisionet-per-jurispodence-prokuroren-me-aktakuze-per-shkelje-disiplinore/

https://www.facebook.com/39967861710/posts/10158010253486711/?d=n

Dhe si shpesh po duhet me ua rikujtu çështjen e burimit të informacionit:

LIGJ PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj rregullon çështjen e mbrojtjes së të drejtës së gazetarëve për të ruajtur burimin e informacionit, duke u bazuar në nenin 40 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Po ashtu edhe deklaraten tuaj pavarësisht shkeljeve disiplinore te prokurores në fjalë atë e keni avansuar në pozitën e anëtares së komisionit të jurispodencës!

Ja dhe dokumenti:

https://prokuroria-rks.org/assets/cms/uploads/files/Aktgjykimi-AA%20nr.%208%202020%20ndaj%20Valbona%20Disha%20Haxhosaj%2C%20i%20anonimizuar%20(nr%20713%202020).pdf