Gazetarja nga Brukseli: BE-ja po diskuton masat ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk ka angazhim për de-përshkallëzimin e situatës

Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka bërë të ditur se vendet e Bashkimit Evropian po diskutojnë masat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk anagazhohen në de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Siç bën të ditur ajo, BE-ja pret që Kosova të pezullojë aktivitetet e policisë, ndërsa protestuesit serbë të largohen.

“Ndërkohë, #JosepBorell konfirmoi se vendet anëtare të BE po diskutojnë masat e mundshme nëse palët refuzojnë të angazhohen në masa de-përshkallëzimi. BE pret: 1. Autoritetet e Kosovës të pezullojnë operacionet e policisë rreth ndërtesave komunale 2. protestuesit e dhunshëm (serbë) të tërhiqen.” – ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se Borrell është angazhuar për një takim urgjent mes Kurtit dhe Vuçiqit, por që deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse palët janë të gatshme të takohen.