Gazetarja: I dyshuari i sulmit në xhami më parë i kishte dhunuar dy prindërit

Gazetarja nga Shqipëria, Doriana Bezat, ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin e sotëm me thikë në një xhami të Tiranës.

I dyshuar për këtë sulm është 34 vjeçi nga Burreli, Rudolf Nikolli, për të cilin gazetarja njofton se edhe më parë ka pasur precedent penal.

“Duhet hetuar intensivisht për të parë nëse ka prapavijë ky sulm”, ka thënë Bezat në Klan Kosovën,transmeton Ballkani.Info.

Gazetarja thotë se pos dhunës në familje, 34-vjeçari kishte plagosur edhe një tjetër person.

“Meqenëse i ka precedent pasi që ka qenë i shoqëruar në polici për dhunë në familje. Ka dhunuar në muajin dhjetor dy prindërit e tij. Dhe po ashtu në mars të këtij viti ka plagosur një 32 vjeçar për një konflikt banal vetëm se kishin shkëmbyer disa fjalë”.

“Por kjo çështje është mbyllur nga prokurori i çështjes duke thënë që 34 vjeçi ishte me probleme të shëndetit mendor dhe ndoshta duheshin marrë masa të mëhershme që kjo të mos ndodhte”,tregon ndër të tjera gazetarja e televizionit shqiptar News 24.