Gazetarja filmohet gabimisht gjysmë e zhveshur me kolegun në dhomën e hotelit, po raportonin për ndeshjen Argjentinë – Ekuador

Gazetarja sportive, Romina Riera, ka folur përmes rrjeteve të saj sociale për videon e bërë virale dhe në të cilën është përfshirë.

Romina Riera, gazetarja e re sportive ekuadoriane u bë virale këtë të enjte pasi u shfaq aksidentalisht me një peshqir në një dhomë hoteli në Buenos Aires në Argjentinë ku kishin shkruar për të raportuar për ndeshjen Argjentinë – Ekuador.

Gjithçka ndodhi kur kolegu i saj, Juan Francisco Rueda, gjithashtu një reporter sportiv, po transmetonte drejtpërdrejt nga dhoma e tij e hotelit teksa gabimisht e filmoi Rominën gjysmë të zhveshur, me të cilën ndante një dhomë.

Gazetarja filmohet gabimisht gjysmë e zhveshur me kolegun në dhomën e hotelit, po raportonin për ndeshjen Argjentinë – Ekuador

Romina, e cila ishte kandidate për Miss Guayaquil në 2019, sqaroi se çfarë ndodhi.

https://twitter.com/i/status/1699810409446805727

“Ishte një aksident shumë i qartë. Shumë njerëz e dinin për marrëdhënien që kemi me Juan Rueda , por ne vendosëm ta mbajmë atë sekret”, sqaroi gazetarja.

Sipas vetë Rominës, pamjet e incidentit arritën në disa vende të kontinentit. Dhe, ndonëse ishte një moment i keq, ajo e konsideron si pjesë të së shkuarës dhe falënderoi ata që e mbështetën, si familjen, shefat e deri tek të panjohurit.