Xhemajl Rexha

Gazetari Xhemajl Rexha shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të AGK-së-së

Kryetari aktual i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka bërë të ditur se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër tre vjeçar për të drejtuar organizatën e gazetarëve të Kosovës.

Rexha këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka numëruar punët e bëra përgjatë tre viteve, përfshirë avokimin për lirinë e medies dhe të shprehjes, që Rexha thotë se shumë shpesh ishte sfiduar nga më të pushtetshmit.

“I kemi inkuadraur qindra anëtarë në aktivitetet tona, duke përfshirë trajnime e konferenca për temat e luftimit të dezinformatave, raportimin e përgjegjshëm gjinor, sigurinë e gazetarëve, raportimin e përgjegjshëm për komunitetet e margjinalizuara, raportimi për të kaluarën dhe të ngjashme. Kemi punuar e avokuar për sigurinë e gazetarëve, dhe kemi siguruar paisje mbrojtëse për zonat e rrezikshme”, ka shkruar Rexha.

Njoftimi i plotë: