Bledi Mane
Gazetari që ofendoi kosovarët banori i ri i Big Brother Albania
Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.
“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, pati deklaruar ai.
Mane mbrëmë u bë pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri teksa në klipin e tij prezantues u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.
Kujtojmë se gjatë deklaratës në studio ishte gazetari kosovar, Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.
“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i ka thënë Zeka.
Më pas Mane i tha Zekajt se “ndoshta planifikon të kandidosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje”.
Por Zeka ia kthehu me “Jo”, ‘ju çfarë po thoni është racizëm”.