Gëzim Mekuli, gazetar që në mënyrë të zjarrtë përkrah Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë një status të çuditshëm.
Duke komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ai e ka quajtur Kurtin rilindës kombëtar.
“Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare. Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin. Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit. Sot ne Bruksel dreqi para engjullit”, ka shkruar ai.
Ai madje e ka quajtur Kurtin engjull, teksa presidentit serb i është referuar si dreq.
Postimi i plotë:
Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare.
Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin.
Të dashur lexues,
Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit.
Sot në Bruksel dreqi para engjullit.
Sot flet krimineli para demokratit, dhe Europa e dëgjon dhe e lëmon.
Sot po nderohet Mihail Grameno, Qerqiz Topulli, Hajro Ulqinaku, Bajram Curri, Shote dhe Azem Galica, Adem Jashari e Enver Zymberi.
Sot po mbrohet kombi, e jo veq veriu i Kosovës.
Sot demokracia kundër diktaturës.
Shiko fotografinë, i dashur lexues: edhe lulja i’a kthen shpinën dreqit. Lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësiren, jo natën e dioksidkarbonin!






