Gazetari polak poshtëron trajnerin e Serbisë, e pyet për mbështetjen që i japin Rusisë në luftën e Ukrainës

Serbia tashmë është në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës kjo pasi cilësohet si vendi i vetëm që vazhdon ta përkrah Rusinë dhe ruan marrëdhëniet më të pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë.

Sot në konferencën për media para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës, trajneri Dragan Stojkoviq është përballur me presion të madh.

Gazetari polak Dariusz Faron e anashkaloi temën e konferencës dhe i bëri një pyetje lidhur me luftën në Ukrainë.

“Pyetja ime ka të bëjë me tifozët serbë që mbështesin hapur Rusinë. Meqenëse ne e dimë qartë se Rusia po vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, a jeni dakord me faktin se është një turp i madh dhe cili është mendimi juaj për këtë çështje, a mbështesin Rusinë”, pyeti Faron.

Edhe në këtë situatë si në rastin e parë kur u pyet nga gazetari amerikan për skandalin me flamuri në zhveshtore kur fyhej Kosova, ka ndërhyrë zëdhënësi i kombëtares serbe duke mos lejuar të përgjigjet.

“Kërkojmë falje, por trajneri dhe futbollisti nuk do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Nëse keni një pyetje në lidhje me ndeshjen e nesërme, është në rregull, por jo kjo”, tha zëdhënësi i klubit.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për agresionit në Ukrainë.