Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq njoftoi të hënën, më 9 tetor, përmes llogarisë së tij në Twitter se do të hyjë në grevë urie para Ambasadës serbe në Zagreb.

Si arsye të grevës së urisë, Margetiq përmend faktin se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, nuk e lejojnë të hyjë në Serbi.

Para ambasadës së Serbisë në Kroaci, Margetiq ka varur një poster me foton e tij, mbi të cilin janë ngjitur mbishkrimet “Kush e vrau Vladimir Cvijan?” dhe “Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”, shkruan Ballkani.info.

Započeo sam štrajk gladđu ispred Ambasade Srbije u Zagrebu! pic.twitter.com/ODjum6wYIe

— Domagoj Margetic (@DomagojMargetic) October 9, 2023

Kujtojmë se Domagoj Margetiq ishte arrestuar më 15 qershor në pikën kufitare të Batrovcit kur kishte shkuar për të promovuar librin e tij të fundit “Miliardat e përgjakura të Ballkanit”, i cili duhej të mbahej në Qendrën Mediale të Beogradit.

Journalist hunger strike at Serbian Embassy Zagreb @n1srbija @novarsonline @BBCWorld @EU_Commission @CommissionerHR @coe @Bundeskanzler @josip_juratovic @AndrejPlenkovic @avucic @vonderleyen @eucopresident @EUparliament @IFJGlobal @AP @AFP @cnnbrk @FoxNews @ABC @StateDept pic.twitter.com/18UMbK2vD8

— Domagoj Margetic (@DomagojMargetic) October 9, 2023

Në promovimin e librit, Margetiq është dashur të prezantojë edhe hulumtimin mbi dokumentacionin e ish-zyrtarit të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vladimir Cvijan.

Ai fajësoi drejtpërdrejt presidentin Aleksandër Vuçiq për ndalimin e hyrjes në Serbi, duke e akuzuar atë se kishte frikë nga “ajo që i la Cvijan”. /Ballkani.info/