Gazetari i RTK-së ballafaqohet me një situatë të sikletshme në Gjilan VIDEO

Në një lidhje direkte nga Gjilani, gazetarit të RTK-së, Asdren Agushit i ka ndodhur një situatë e sikletshme pak para fillimit të intervistës.

Ai teksa ishte para Emergjencës në Gjilan, për të folur me një nga doktorët aty, pa e ditur se është live, mysafiri ka dashur të ‘ikë’, mirëpo reagimi i gazetarit ishte shumë i shpejtë për ta kthyer atë.

Kjo video, ka nis të bëhet virale në rrjetet sociale, derisa në Gjilan, Agushi ishte për të raportuar për pandeminë COVID-19.