Rusia, pra Moska, Kremlini – regjimi i Putinit, po manipulojnë Serbinë dhe po na mbajnë peng kur është fjala për energjinë dhe Kosovën, tha gazetari Nikola Tomiq, i cili beson se Beogradi zyrtar duhet të distancohet nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosë sanksionet ndaj saj.
Historitë e forta për afërsinë vëllazërore dhe miqësore të dy kombeve bien në ujë kur shtrohet pyetja – po sikur Serbia të vendosë sanksione? Ne do të kemi gaz pesë herë më të shtrenjtë dhe Rusia do ta njohë Kosovën, dhe këto nuk janë marrëdhënie vëllazërore e as miqësore, por marrëdhënie të një fuqie të madhe që kujdeset për interesat e veta, thotë Tomiq në serinë e intervistave të Agreman për politikën e jashtme serbe, transmeton Ballkani.info.
Ai beson se Rusia ka të drejtë ta bëjë këtë, por është i sigurt se e gjithë kjo është e qartë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonëse bëhet fjalë për vlerësime strategjike dhe tejkalim taktik, se çfarë të bëjë me këto njohuri.

“Qëndrimi ynë ndaj Rusisë duhet të ndryshojë dhe duhet të distancohemi nga Moska”, theksoi Tomiq, megjithëse pranon se rritja e çmimit të energjisë do të vinte në pikëpyetje standardin e jetesës së qytetarëve dhe ekonominë në një krizë të rëndë.
Ai beson se takimi mes Vuçiqit dhe Kurtit mund të ndodhë dhe vlerëson se ka gjasa të mëdha për një bisedë, por edhe mundësitë për ndonjë efekt konkret janë të vogla.
“Serbia duhet të mbetet në dialog, ne nuk duhet të jemi faktor shkatërrues. Këtë rol duhet t’ia lëmë Kurtit”, është përgjigjur Tomiq, i pyetur nëse Beogradi duhet ta ngrijë pjesëmarrjen në dialog, nëse Prishtina vazhdon me lëvizjet e njëanshme në veri të Kosovës. /Ballkani.info/







