Gazetari i njohur kosovar, Florent Zeqaj, rikthehet në ekran me një super-projekt televiziv. Ai do të nis emisionin me emrin “KOD”.
Njoftimi i plotë i Zeqajt:
Miq, pas një pushimi, po kthena dhe jam gati të hap një kapitull të ri në media me emisionin tim televiziv “KOD.”
“KOD” me mua Florent Zeqaj, nuk do të ndalet vetëm në sipërfaqe, por do të zbulojë detaje ekskluzive dhe histori që deri tani kanë mbetur të pathëna.
Emisioni im synon të thyejë “kodet” në politikë, kulturë, ekonomi, art, sport e shëndetësi dhe t’i sjellë personazhet publikë në një perspektivë të re, drejt e në ekranin tuaj❤️
Kjo është promo e emisionit👏🫡
Për detaje të tjera së shpejti😉






