Të hënën e ardhshme duhet të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën do të marrin pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Gazetari i gazetës serbe “Blic” Ranko Pivljanin thotë se janë naivë ata të cilët besojnë se Vuçiq me këtë rast do të del me ndonjë propozim për Kosovën.

I pyetur për çfarë do të flet presidenti serb në seancën e 27 majit, nëse jo për propozimin për zgjidhje të problemit me Kosovën, Pivljanin thotë se së paku për të nuk është problem të paraqitet dhe të flet.

“Shtatë vjet nuk është paraqitur me ndonjë propozim, nëse presim që më 27 maj të del me ndonjë zgjidhje jemi naivë. Do të flet, së paku për të nuk është problem të paraqitet dhe të flet. Do të flet diçka për korridor. Sikur të ekzistonte ndonjë propozim ai do ta tregonte deri tani. Një gjysmë propozim i vetëm, për të cilin flitet me pëshpëritje, është çështja e kufizimit të cilin Vuçiq nuk ka pasur guxim ta shprehë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka shkuar rrotull. Nuk pres asnjë propozim”, ka thënë Pivljanin.

Drejtori i zyrës serbe për Kosovë ka paralajmëruar për të premten takim të përfaqësuesve serbë nga Kosova me udhëheqjen shtetërore të Serbisë, në të cilin do të flitet për kundër masat e paralajmëruara ndaj Kosovës për shkak të taksave ndaj prodhimeve nga Serbia. Pivljanin këtë e sheh si qëllim me pushkë të zbrazët dhe vlerëson se në këtë rast asgjë nuk mund të bëhet.

“Të gjithë akterët, faktori ndërkombëtar, Serbia dhe Kosova e kanë sjellë çështjen deri te muri. Faktori ndërkombëtar e ka inkurajuar Prishtinën në gjithçka që ajo t’i vendosë kërkesat maksimaliste. Qëndrimi i tyre është se gjithçka është e lejuar. Gjithashtu faktori ndërkombëtar e ka nënvlerësuar Serbinë e cila sivjet është trajtuar si një vend i cili i ka humbur të gjitha luftërat dhe se duhet të nënshkruaj çfarëdo që i kërkohet. Këtu pak janë mashtruar, sepse Serbia nuk ka mbetur pa asnjë mik. Nuk mund të themi se Kina dhe Rusia nuk janë botë”, ka thënë Pivljanin.

“Prishtina ka nevojë vetëm për nënshkrimin e Beogradit, bashkësia ndërkombëtare ka nevojë që gjithë këtë ta heqë qafe, ndërsa ne jemi humbës në çdo rast”, ka shtuar ai