Gazetari britanik, Brian McNally ka bërë të ditur se skuadra irlandeze e Linfield, duket të jetë shumë afër kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve.

Takimi i paraparë të luhej sot, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe klubit nga Irlanda e Veriut, Linfield, është anuluar shkaku i futbollistëve të Dritës që rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra irlandezo-veriore që tani mund të konsiderohet se është në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Looks likely Linfield are heading for the Champions League first qualifying round after this evening's tie v FC Drita was postponed because the Kosovans have more Covid-19 issues. If the game can't go ahead this week FC Drita will forfeit the tie with Linfield awarded a 3-0 win. https://t.co/DRYdcsgN4z

— Brian McNally (@McNallyMirror) August 11, 2020