Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë u ka bërë thirrje gazetarëve të RTK-së që të ndalojnë punën e tyre nëse kolegia e tyre Aleksandra Dogangjiq dënohet sepse ajo përdori termin Kosovë e Metohi gjatë edicionit të lajmeve në programin e RTK2.
Ata thonë se të drejtat e saj do të mbrohen me të gjitha mënyrat.
Siç raportojnë mediat serbe, asociacioni i gazetarëve të Serbisë u dërgoi një rekomandim kolegëve nga RTK që ndalonin punën e tyre nëse gazetarja e RTK-së ndëshkohet, ballkani.info ishte i pari i cili raportoi për moderatoren e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, që Kosovës i referohet me “Kosova dhe Metohija”
Kujtojmë se Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati njoftoi se do të ndërmarrë masa ndaj gazetares së RTK2, Aleksandra Dogandzic, e cila përdori termin programi Kosovë e Metohi pas raportimit nga ballkani.info
Kjo nuk ishte hera e parë që gazetarja e RTK-së i drejtohet Kosovës me këtë term. /Ballkani.info/






