Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shefi i ekzekutivit është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kryeministri Kurti refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë dhe as me disa takime të tjera që pritet t’i realizon gjatë ditës së mërkurë, raporton Ballkani.info.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë atje do të vizitoj një fermer të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të.  Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të jetë vendi për pyetje të tjera. Urime edhe njëherë për këtë përurim të Klinikës së Urologjisë të transformuar në mënyrë rrënjësore e moderne”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/