Gazeta gjermane FAZ: Ikje dramatike e mjekëve nga Shqipëria

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në numrin e sotëm prezanto statistika, të cilat flasin për zbrazjen dramatike të Shqipërisë në vitet e fundit nga kuadri mjekësor, të cilin nuk e kishte të mjaftueshëm as para këtij fenomeni.

FAZ shkruan:

1. Askund në Europë numri i mjekëve dhe infermierëve për kokë banori nuk është më i ulët se në Shqipëri;

2. Në fillim të dekadës 7 për qind e mjekëve shqiptarë punonin në botën e jashtme. Në vitin 2019 ishin 18 për qind;

3. Në fund të vitit 2019 në Gjermani punonin 765 mjekë me shtetësi shqiptare – 21 për qind më shumë se vitin e mëparshëm. Pas Shqipërisë renditen Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja;

4. Për të përballuar ikjen masive të mjekëve vendet si Rumania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia kanë reaguar dhe po arsimojnë më shumë mjekë dhe infermierë në 100 mijë banorë, në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së. Lidhur me këtë Shqipëria dhe Kosova nuk përmenden në raportin e gazetës gjermane;

5. Rrogat e personelit mjekësor në Ballkan janë dy të tretat më të ulëta se mesatarja e BE-së.