Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka caktuar një takim me serbët nga Kosova nga Brukseli.
Takimi duhet të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, transmeton Ballkani.info.
Sipas “Novosti”, në takim janë ftuar përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e “qarqeve” dhe drejtorët e spitaleve.
Mirëpo, pas pak kohësh nga publikimi i atij lajmi, i cili më vonë u konfirmua nga mediat, u raportua se kjo mund të nënkuptojë edhe se Vuçiq, serbëve të Kosovës do t’ju jap lajme të këqija nga Brukseli.
Këtë e ka bërë të ditur “Novosti”, gazeta e afërt me Vuçiqin. /Ballkani.info/






