Trajneri Milanit

Gattuso: Shumë gabime po bëjmë

Gennaro Gattuso e ka falënderuar Patrick Cutronen që luajti i lënduar, mirëpo skuadra ka bërë shumë gabime sipas tij.

Milani në pjesën e parë ishte duke humbur 1-0 nga Olympiakosi në kuadër të fazës së Grupeve në Evropa Ligë, kurse në pjesën e dytë, dy zëvendësimet, Patrick Cutrone e Hakan Calhanoglu i ndryshuan gjërat, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori turk i bëri dy asistime, ndërsa sulmues i ri italian i shënoi dy gola, dhe në fund për 3-1 u kujdes bomberi argjentinas, Gonzalo Higuain.

“Patricki luajti i lënduar, ai nuk është ende i gatshëm 100 %. E vlerësojmë shumë punën dhe kontributin që është duke e dhënë”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur me rezultatin, por mund të luajmë më mirë dhe kemi bërë shumë gabime në mesfushë”.

Milani luan të dielën përsëri në San Siro, e pret Chievon në kuadër të Serie A-së.