Gattuso preferon të stërvitë Higuainin para Ibras

E mërkura filloi me lajmin se Zlatan Ibrahmovic mund të rikthehet te Milani.

Për këtë gjë foli edhe trajneri Gennaro Gattuso, i cili nuk përjashtoi mundësinë që suedezi të luajë në të ardhmen për klubin nga Milano, por tha se kjo nuk varet nga ai.

Gjithsesi tekniku italian duke se preferon Gonzalo Higuainin para Ibras, por një gjë është e sigurt, Milanit i duhet mentaliteti fitues i Ibrahmovicit.

Zlatan Ibrahimovic aktualisht është pjesë e Los Angeles Galaxy (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

“Sot është ditëlindja e tij, kështu që i dëshiroj atij shumë rikthime të mira”, ka thënë Gattuso në konferencën për media para ndeshjes kundër Olympiakosit.

“Unë flas vetëm për lojtarët që i kam në dispozicion, pyetni Maldinin, Leonardon apo (Pablo) Scaronin. Sot vetëm dua ta uroj Ibran për ditëlindjen dhe t’i uroj gjithë të mirat”.

Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në këtë fillim sezoni për Milanin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një lëndimi të atillë që ai kishte. Higuain mund të jetë po aq shkatërrues sa Ibra, ka fizik më të dobët, por ai na ka sjell shumë kualitet”.

“Në aspektin e karakterit me Ibran stërvitja është shumë më stresuese, Zlatani krijon shumë tensione. Pipia në anën tjetër i bën gjithmonë bashkëlojtarët të qeshin”, ka shtuar Gattuso.