Derbi

Gattuso paralajmëron Juventusin

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e ka pranuar faktin se Juventusi aktualisht është skuadër shumë më e mirë se ekipi i tij, megjithatë ka insistuar se ekipi i tij do të luftojë shumë për të marrë pikë në derbin e nesërm.

Milani e pret nesër në San Siro skuadrën e Juventusit për ta zhvilluar derbin e javës së 12-të në Serie A.

“Juventusi është i mbushur me kampionë, të fortë në secilën pjesë dhe më i mirë në çdo mënyrë. Përkrah Barcelonës ai është ekipi më i mirë në Evropë. Megjithatë, Milani do të luajë me kokën lart, duke e ditur se ata kanë diçka më tepër se ne, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Nëse Juventusi ia del më mirë se atë natë, do ta duartrokasim, por së pari do të luftojmë”, është shprehur Gattuso.