Gattuso dorëhiqet nga Valencia

Tani është zyrtare, Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Valencias. Humbja e fundit ndaj Valladolid dhe me vetëm një pikë të fituar në katër ndeshjet e fundit, kanë qenë fatale për italianin.

Aventura e tij në Spanjë nuk ishte ajo që edhe vetë Gattuso priste: vetëm 7 fitore në 22 ndeshje në pankinën valenciane. Ish-trajneri i Milan dhe Napoli e sheh skuadrën e tij të jetë në pragun e zonës së rënies. Valencia ka vetëm një pikë avantazh ndaj Cadiz, i treti nga fundi. Siç komunikohet nga Valencia në një shënim zyrtar, divorci me trajnerin italian ka qenë konsensual.

KOMUNIKATA

“Valencia CF njofton se të hënën më 30 janar klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, ranë dakord reciprokisht për të ndërprerë marrëdhënien kontraktuale. Klubi falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën e bërë në këto muaj në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen. Skuadra do të rikthehet në stërvitje të martën më 31 janar, nën urdhrat e ‘Voro’ González”.