Regjistrimi i popullsisë

Gati për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, Kastrati: Sistem online regjistrimi edhe për diasporën

Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se janë gati për të filluar së shpejti regjistrimin e popullsisë.

Kastrati në një intervistë në Radar të RTV Dukagjinit bëri të ditur se regjistrimi është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërkaq këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.

“…Po, jemi gati për regjistrimin e popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, ent, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisioni qendror, statistikat dhe qeveria… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, tha ai.

Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe si është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.

“Regjistrimi ka në Kosovë për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë do të regjistroj edhe popullsinë e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pas n]ë lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës ne kemi menduar me regjistruar edhe diasporën”, tha ai.

Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vet qytetarët që janë jashtë shtetit.

“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplikacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.

VIDEO BONUS: Balje flet për kërkesën e OJQ-ve për shkarkim: S’ndryshoj mendim, unë s’i përkrahi kërkesat e tyre