Gati dy muaj nga rastet e para, ky është bilanci i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend

Ndonëse numri i rasteve është duke u zvogëluar, në Kosovë deri tani janë shënuar rreth 855 raste, 26 viktima e 403 peronsa janë shëruar nga koronavirusi.

Numri i të shëruarve po vazhdon të rritet çdo ditë, e në anën tjetër i të infektuarve ka nisur të zvogëlohet dukshëm.

Vetëm gjatë ditës së djeshm, sipas të dhënva të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, 22 persona janë shëruar nga COVID-19, derisa janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja.

Kujtojmë që nga dje ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave për kthim në normalitet. Nga 4 maji, qytetarët e Kosovës lejohet të dalin nga 3 orë në ditë, derisa kanë rinisur punën edhe disa veprimtari ekonomike.