Gashi: Do të mbështeten të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”.

Me këtë rast, Gashi tha se MKRS do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra.

“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, tha ministri Gashi.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve” theksoi ministri Gashi

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi ministrin për mbështetje edhe tha se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor.

loading…