Xhafer Gashi

Gashi viziton policin që u plagos dje në veri: Shërim e rikthim të shpejtë në misionin për mbrojtjen e vendit

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se ka vizituar policin, Naser Qerkezin, i cili u plagos dje në veri.

Ai i ka uruar shërim sa më të shpejtë Qerkezit dhe rikthim, siç u shpreh ai, në misionin për mbrojtjen e vendit.

“Vizitova, Naser Qerkezin policin e njësitit special të Kosovës, i cili u plagos gjatë aksionit në veri të vendit. Mes dhimbjes së madhe për humbjen e kolegut, shpreha ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se liria jonë është lartësuar me gjak dhe sot e kësaj dite trimat e heronjtë po i dalin zot vendit, duke u shëndrruar në heronjë të paqes, me këtë rast Naserit në shenjë mirënjohje i dhurova emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiponjën dykrenare”.

“Naseri me djemtë me të mirë të këtij vendi, janë gardian të ruajtjes se paqes! Zoti i ruajtë të gjithë që ndodhen në krye të detyrës, ndërkaq Naserit shërim dhe rikthim të shpejtë në misionin për mbrojtjen e vendit”, u shpreh ai.