Gashi u shkarkua për performancë të dobët si ministër, por tash do të bëhet ambasador

Bejtush Gashi është shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës.

Vendimi për largimin e tij nga kjo pozitë është marrë nga Aleanca Kosova e Re, e cila edhe e kishte caktuar në këtë pozitë, në Qeverinë e Kosovës.

Arsyeja për shkarkimin e tij ka qenë performanca jo e mirë, ka treguar për Gazetën Express, sekretari organizativ i AKR’së, Rrahim Pacolli.

Në vend të Gashit, në krye të MPB’së nga partia e Behgjet Pacollit është emëruar Ekrem Mustafa.
Por, Gashi nuk do të mbetet i papunë, pas largimit nga MPB’ja.

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se shefi i partisë, Pacolli, i ka premtuar Gashit një punë të re.

Tahiri ka thënë në emisionin “Frontal Live”, në televizionin T7, se së shpejti Gashi do të emërohet ambasador i Kosovës.

Ai nuk ka treguar se në cilin vend do të shkojë Gashi.

Edhe shefi i AKR’së, Pacolli, ka konfirmuar më pas se Gashi do të marrë një pozitë tjetër në institucionet e vendit