Gashi thotë se familja po e ‘sulmojnë’ pasi bëri tatuazhe të reja, shkak bëhen kushërinjtë

Reperi i njohur shqiptar me famë në Amerikë, Gashi, vazhdon të jetë një emër mjaft i përfolur në media.

Së fundmi, aai ka treguar përmes një postimi të bërë në InstaStory, se si familja po e “sulmon” për tatuazhet e reja që ka realizuar.

Teksa shkruan për këtë qëndrim të familjes, Gashi vë në faj disa nga kushërinjtë e tij, për të cilët thotë se kanë spiunuar te prindërit, për tatuazhet e reja që ai ka realizuar pa dijeninë e tyre.

“Familja më sulmon që bëra tatuazhe, pasi disa kushëri fals të cilët kurrë nuk më thirrën derisa u bëra famshëm, filluan të spiunojnë tek prindërit e mi”, ka shkruar Gashi në InstaStory.

Përndryshe, “Roses titullohet projekti i fundit muzikor që reperi shqiptar solli për fansat e tij, dhe që u prit mjaft mirë.

Më datë 2 të këtij muaji, Gashi performoi para mijëra fansave të tij shqiptarë në festivalin “Sunny Hill”.

loading…