Shefi i GP të LDK-së

Gashi: Sot kemi Asociacion, sanksione dhe persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e rrejshme të Kurtit

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun me Serbinë dhe ku Kurti po raporton për atë që ka pranuar në tavolinë me krerët e shteteve evropiane.

Gashi ka thënë se ideja e Kurtit në fillim kishte thënë se s’duhet dialog me Serbinë pa kërkuar falje dhe pa kthim të të pagjeturve, megjithatë sipas Krasniqit sot Kurti ka degjeneruar në pikën ku thotë e për normalizim të Kosovës duhet të flasim me Serbinë.

“Ideja e Kurtit ka qenë që s’duhet dialog me Serbinë pa kërkuar falje, kthimit të të zhdukurve. Sot kryeministri ka degjeneruar deri në atë pikë ku thotë se duhet normalizim, por duhet të flasim me Serbinë për normalizimin e Kosovës”, ka thënë Gashi në Kuvend.

Tutje Gashi ka thënë se Kurti kur po provon ta mbrojë veten, po i përmend letrën e Mogherinit dhe verifikimin në Kushtetuese të Asociacionit, por thotë se personat që i kanë lënë këto fakte i quan tradhtarë.

“Pra ideja për normalizimi është krijimi i Asociacionit me kompetenca të autonomisë dhe në fund thotë se nuk e kam pranu unë sepse s’e ka nënshkrua Serbia. Për me i ikë kësaj fillon flet për ngjarje. Ngjarja e 2013, 2015, Ohri në pranverë, por s’flet për fakte. Dhe faktet janë, se kur duhet me e mbrojtë veten për Ohër e Bruksel, thotë se e bëra atë marrëveshje mbi partneritetin me ndërkombëtar, mbi letrën e Mogherinit dhe mbi vendimin për të shkuar Asociacioni në Kushtetuese. I pranon këto fakte, ndërsa persona që i kanë krijur këto fakte i quan tradhtarë. Personi tradhtar, ndërsa  pasojat pozitive. Ky denigron njerëz dhe ka shkaktu pasoja. Pasoja është që edhe kemi Asociacion, edhe sanksione, edhe kemi persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e tij të rrejshme. Kjo është pasoja që ky e prodhon me politikën e tij”, ka thënë Gashi.