Gashi, shumicës: Në ora 16 prapë keni thirrë seancë të jashtëzakonshme, ku është jashtëzakonshmëria?

Shqyrtimi për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publik, i plotësuar dhe i ndryshuar me ligjin paraprak.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se do të ishte mirë që propozuesi e seancës së jashtëzakonshme që po mbahet aktualit të tregojë për jashtëzakonshmërinë e dy projektligjeve,  atë për Skemat Pensionale të financuara nga shteti dhe atë për Zyrtarë Publik.

Gashi tha se para disa orësh kanë marrë edhe një ftesë për një seancë tjetër të jashtëzakonshme që pritet të nisë nga ora 16:00, e që pritet që në rend dite të jetë Projektligji për Tatimin në Pronë.

“Seancat e jashtëzakonshme janë mekanizëm i cili i jepet në dispozicion kuvendit kur në kushte normale s’mund t’i bëjë këto punë. Unë s’po shoh diçka të jashtëzakonshme për t’u mbledhur sot në ora 16:00 ose në ora 14:00, për t’i trajtuar dy çështje të ndryshme, dhe po ashtu të vijmë në ora 16:00 për ta trajtuar një ligj në dy lexime po sot”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.