Arben Gashi

Gashi: Rezultatet e Kurtit të tjerët s’i shohin as në ëndërr, sepse do të përfundonin në ankth kolektiv

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në një mbledhje të partisë së tij të shtunën tha se rezultatet si ato të qeverisë së udhëhequr prej tij “në vendet e tjera as në ëndërr s’i shohin”.

Gashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse do t’i shihnin, “do të përfundonin në ankth kolektiv”.

“Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia!I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv

Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia!

I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv.

Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm.

VIDEO BONUS: KQZ u tregon kryesuesve të kuvendeve sa nënshkrime duhen për shkarkimin e kryetarëve