Hoxha

Gashi reagon ndaj Baton Haxhiut: Një deklaratë e tillë vjen prej një sharlatani që gruan e sheh si biznes

Hoxha Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e gazetarit Baton Haxhiu të cilën e ka bërë në një emision.

Duke komentuar deklaratën e Haxhiut ku kishte thënë se “Leonardo DiCaprios mund t’ia japim një vajzë të bukur nga Shqipëria por mos të na flasë për lumenj”, Gashi tha se ai e shikon gruan si biznes.

“Një deklaratë e tillë vjen prej një sharlatani i cili ndoshta është mësuar të blejë dhe të shesë dhe gruaja për të është sikur biznes. A e ki parë kur biznesemni i shikon paktet. Ai i shikon kështu gratë. Frikësohem që këto gafa janë prej një bërllogu që janë mbledhur që një kohë të gjatë dhe duhet t’i heqim këto maska sepse u turpëruam para botës”, tha ai.

Në emisionin Pressing në T7 po debatohet për gjuhën e përdorur ndaj grave gjatë javëve të fundit.