Reagim

Gashi pas rrëzimit të ligjit të pagave nga Kushtetuesja: Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik.

Gjykata Kushtetuese thotë se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për këtë vendim menjëherë kanë reaguar subjektet politike opozitare.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Qeveria është shkelëse e vazhdueshme e Kushtetutës.

“Prapë e shkelen Kushtetutën. Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Gashi

“Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër”, ka vijuar tutje Gashi.

BONUS VIDEO: Ma shtrejt rryma në Kosovë se në Gjermani