Nesër Kosova voton.
E Kenan Gashi nga shoqeria civile ka folur rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale duke thënë se pret që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, ashtu si herave të tjera, duke paralajmëruar monitorim të mirëfilltë.
Ai në një intervistë për Kanal 10, tha se në këtë vit, partitë politike kanë treguar një pjekuri gjatë fushatës, duke respektuar edhe masat e pandemisë.
Ai tha se subjektet janë të përgaditura, duke paralajmëruar një proces stabil.
I pyetur se sa mund të jetë sfiduese dalja në zgjedhje e qytetarëve të Ferizajt, për shkak të pandemisë, ai tha se kjo nuk paraqet problem sepse shumica e tyre veç se janë vaksinuar.
“Ferizaj, është qyteti më i vaksinuar, kjo tregon pjekuri të qytetarëve, ku dihet se infektimi në këtë komunë ka qenë më i vogël se në vendet e tjera, besoj që pjesëmarrja do jetë si në vitet e tjera.
Gashi tha se numri i vëzhguesve civil ani pse është më i vogël, ne do i shfrytëzojmë kapacitetet, duke bashkëpunuar me subjektet, dhe KQZ.
“Në Ferizaj nuk kemi ankesa nga subjektet politike, nuk kemi asnjë dënim apo gjobë, gjë që duhet lavdëruar”, shtoi tutje.
“Këto zgjedhje do jenë shembull”.






