Gashi: Nëse mobilizohet krejt struktura e PDK-së, munden më marrë vendin e parë

Analisti, Astrit Gashi, ka folur për kandidaturën e PDK-së për kryeministër, ku kandidatë është Kadri Veseli

Gashi tha se PDK është parti që ka strukturë dhe bazë të madhe dhe se mundet me marrë vendin e parë.

“PDK e ka një strukturë me ba me hi në funksion total mundet me qenë në vendin e parë, për qito po thom, këta tjerët janë te shpallë PDK’në humbës, kurrë nuk ka qenë më lehtë me dalë e para”, ka thënë Gashi në Dukagjini.

Tutje, Gashi tha se PDK mund të dal e para, dhe se nuk mundesh me pasë vijë të kuqe kundër PDK’së sepse kanë një bazë të madhe si parti. /Ballkani.info/

loading…