Analisti, Dardan Gashi ka përzgjedhur 10 shen e tij në PDK.

Ai ka thënë se njëri nga emrat më të mirë në listën e PDK, është padyshim ai i Ferat Shalës, shkruan Ballkani.info.

“Ferat Shala është një prej njerëzve në PDK i cili ka qenë shumë i zëshëm në aspektet e kritikave ndaj qeverisë për ekonomi dhe mendoj që është një individ që nuk del shumë në shprehje aq sa e meriton, por është dikush i cili vazhdimisht ka qenë në të gjitha komisionet hetimore, ose si iniciator, ose i përfshirë dhe besoj që ka kontribuar shumë në të gjitha këto procese”, ka thënë Gashi kur përzgjodhi Shalën./Ballkani.info/