Gashi – Kurtit: Takoni biznesmenët e vendit tonë, e jo të një vendi që nuk e njeh Kosovën

Shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar atë që kryeministri Kurti ka deklaruar ditë më parë, ku tha se në Greqi ka takuar më shumë biznesmenë sesa politikanë, me qëllim të sjelljes së investimeve në Kosovë, megjithatë sipas tij, nuk mund t’i publikojë të gjitha takimet që ka realizuar me ata “për shkak të rrezikut që investimet potenciale të anulohet nga vendet armike të Kosovës”.

Gashi ka thënë se do duhej të takohej me komunitetin e biznesit të vendit tonë, e jo me biznesmenë nga një vend jo njohës, përcjell Periskopi.

“Refuzon të takoj partnerët dhe biznesmenët e vendit të vetë sepse këta sipas tij, janë armiq. Pra, logjika e kryeministrit tonë, takon në mënyrë të fshehtë, biznesmenë nga një vend jo njohës sepse armiku mundet me ia dekonspiru se kush janë këta 30 biznesmenët që po vijkan e po ia zhvillojkan Kosovën, ndrsa refuzon të kontaktoj komunitetet e biznesit të vendit të vetë me të cilën do duhej të koordinohej për masa dhe politikat të cilat do duhej të ndërmerren në të mirë të qytetarit dhe vendit të vetë. Pra, kjo është mënyra se si ju mendoni e veproni”, tha Gashi.