Deputeti i LDK-së

Gashi: Kurti i ka bërë kundërshtar njerëzit që kanë marrë vendim për ta bombarduar Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur që t’i bëj kundërshtar njerëzit që kanë marrë vendim për ta bombarduar Serbinë.

“Hill, O’Brien e plotë të tjerë janë të njëjtit njerëz që para 25 viteve janë marrë me Kosovën. Kurti ka arritur t’i bëj kundërshtar të Kosovës këta njerëz të cilët kanë marrë vendimin për ta bombarduar Serbinë, për ta çliruar Kosovën”, tha Gashi gjatë një interviste në Klan Kosova.

Gashi theksoi se momentalisht “nuk kush t’i dalë zot Kosovës” dhe sipas tij është përgjegjësi e Qeverisë që t’i rregullojë raportet me aleatët.

“Raportet e Qeverisë me ShBA-në janë të rrezikuara sikur në vitin 2020. Ne nuk mundemi asgjë të bëjmë për këtë edhe pse Kosova është e rrezikuar dhe nuk ka kush t’i dalë zot. Është përgjegjësi e bartësve të institucioneve”, potencoi ai.

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend