Gashi komenton Dua Lipën

Ajo ka performuar live në “Grammy Museum” këngën e saj ‘IDGAF’ e cila u shfaq e mahnitshme, transmeton ballkani.info.

“Versioni akustik i këngës IDGAF në Grammy Museum ishte shumë i mirë, nuk dija ku do përfundonte”, shkruan Lipa në fotot e postuara.

Ndërsa në mesin e komenteve ishte edhe ai i reperit të njohur shqiptar, Gashi i cili jeton në Amerikë. “E ke mbytur”, shprehet ai.

Dua bashkë me Gashin ishin të pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.